112
•
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
ose shtrënguesi mund të bien në kontakt me tela
të fshehur ose me kordonin e tij
(kontakti i aksesorit
të prerjes dhe shtrënguesve me një tel elektrik mund
të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së
punës të përcjellin energjinë dhe mund të shkaktojnë
goditjen elektrike të operatorit)
•
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë
(kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
•
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
•
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth);
mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit;
mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat
për materialet me të cilat dëshironi të punoni
•
Sigurohuni që çelësi B
2
të jetë në pozicionin e
mesit (bllokues) para se të bëni ndonjë rregullim ose
të ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose
magazinoni veglën
NDËRRIMI I BATERIVE
•
Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është
siguruar me veglën
•
Mos i prekni kontaktet në karikues
•
Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
•
Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
•
Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 40°C apo të bjerë nën 0°C
•
Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni
te një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit
të SKIL për një kontroll të sigurisë
•
Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë
të dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara
të shërbimit të SKIL
•
Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo
duhet të zëvendësohet menjëherë
•
Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
•
Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË KARIKUES/BATERI
3
Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4
Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
5
Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6
Transformatori izolues me siguresë ndaj defekteve
(burimi i energjsië ndahet automatikisht nga dalja e
transformatorit)
7
Fikje automatike kur karikuesi nxehet shumë (siguresa
termike shpërthen dhe karikuesi bëhet i papërdorshëm)
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të
mprehta kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë
më të lehta për t’u kontrolluar.
g)
Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet.
Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME
BATERI
a)
Karikojeni vetëm me karikuesin e përcaktuar nga
prodhuesi.
Një karikues që është i përshtatshëm
për një lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur
përdoret me një bateri tjetër.
b)
Përdorni veglat e punës vetëm me bateritë e
përcaktuara respektivisht.
Përdorimi i çdo baterie
tjetër mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c)
Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e
një terminali me terminalin tjetër.
Lidhja e shkurtër
e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d)
Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin
lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast
se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore.
Lëngu i rrjedhur nga bateria mund
të shkaktojë acarime ose djegie.
6) SHËRBIMI
a)
Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike.
Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR TRAPANIN/VIDATORIN
ME BATERI
•
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
•
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i
njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e karikuesit
•
Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
•
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
•
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
•
Vegla/karikuesi nuk është projektuar për t’u përdorur
nga persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të
zvogëluara fizike, ndijore ose mendore, ose me
mungesë të përvojës dhe njohurive, nëse nuk janë
udhëzuar ose mbikëqyrur në lidhje me përdorimin e
veglës/karikuesit nga një person përgjegjës për sigurinë
e tyre.
•
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me veglën/
karikuesin
•
Siguroni materialin e punës
(një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)